Dy shqiptarë të përmasave ndërkombëtare në skenën e Teatrit Shqiptar
Teatri Shqitarë ka filluar përgatitjet për shënimin dinjitoz të vitit jubilar. 75 vjetori i Institucionit tonë do të reflektojë peshën hisotrike të vijimsisë së promovimit të vlerave më të larta.
Dy shqiptarë të përmasave ndërkombëtare në skenën e Teatrit Shqiptar

Teatri Shqitarë ka filluar përgatitjet për shënimin dinjitoz të vitit jubilar. 75 vjetori i Institucionit tonë do të reflektojë peshën hisotrike të vijimsisë së promovimit të vlerave më të larta.


Ky jubile është rasti ideal për të mirpritur në shtëpinë e tij emrin e madh të teatrit evropian Dritëro Kasapi. Dritëro Kasapi është një nga emrat më me peshë në skenën e teatrit, i lindur e i diplomuar në Shkup, Dritëro Kasapi mbi dy dekada jeton dhe vepron në Suedi, si një nga figurat më produktive e më të spikatura të teatrit.

Aktualisht është i emëruar drejtor i Teatrit Nacional të Suedisë. Kasapi në skenën e Teatrit Shqiptar do të realizojë veprën “Të lirë” nga një emër tjetër me jehonë globale, akademikja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi, e ranguar në 10-tëshen e mendimtarëve më të mirë aktual në botë.

“Të lirë” paraqet një studim të kolapsit sistematik që vë në pikëpyetje konsensusin e përgjithshëm se tranzicioni nga komunizmi drejt pluralizmit, demokracisë dhe kapitalizmit automatikisht rezultoi me jetë më dinjitoze për qytetarin e zakonshëm. 

Cila është rëndësia e Lirisë në raport me Dinjitetin njerëzor – është tema esenciale në rrëfimin e Lea Ypit. Romani gjysmë autobiografik i përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të botës, vjen për herë të parë i dramatizuar në skenën e Teatrit Shqiptar, i mishëruar me vizionin artistik të regjisorit Kasapi, gjithmonë i interesuar të eksplorojë raportet midis individit dhe shoqërisë.

Në Repertor
Në Repertor
Feb 12, 2025
Provat për shfaqjen "Anglia" filluan gjatë krizës…
Në Repertor
Feb 13, 2025
“Daja Vanja” është padyshim një nga majat…
Në Repertor
Feb 13, 2025
Në Repertor
Feb 13, 2025
MISHI I EGËR” është një histori e shkurtër e…