Është e domosdoshme të “ngjallim” në skenë Rikardin e Tretë
Edhepse janë të shkruara para pesë shekujsh, veprat monumentale të Shekspirit vazhdojnë të fascinojnë me gjenialitetin e tij për të njohur kompleksivitetin e natyrës njerëzore dhe me aktualitetin dhe universalitetin e tyre në çdo periudhë kohore.
Është e domosdoshme të “ngjallim” në skenë Rikardin e Tretë

Vënja në skenë e veprave të Shekspirit gjithmonë paraqet sfidë të madhe për regjisorin dhe teatrin. Një sfidë të këtillë kësaj radhe e ka marr regjisori Kushtrim Bekteshi, premiera e së cilës pritet në muajin që vjen. 

Tragjedia “Rikardi i Tretë” trajton anën më të errët të natyrës më të errët njerëzore në luftën për pushtet, hakmarrje dhe sundim tiran ndaj të tjerëve.


Si krijohet një Rikard i Tretë dhe si arrin një figurë kaq e errët të vijë në pushtet? Cila është përgjegjësia kolektive në krijimin dhe “kurorëzim” e një tirani apo autokrati? 

A është bullizmi si një realitet shoqëror, te ne dhe në botë, faktor kyç në deformimin e karakterit njerëzor dhe në krijimin e një modeli siç është Rikardi i Tretë, që është në gjendje të shkatërrojë tërë njerëzimin? – këto dhe pyetje të ngjashme do të hap shfaqja, duke trajtuar temat e luftës së përgjakshme për pushtet, kurrupcionin, bullizmin dhe pasojat e tyre.


“Sot kur demokracia globale është e rrezikuar nga regjimet autokrate, kur e vërteta është e rrezikuar nga lajmet e rrejshme, është e domosdoshme të “ngjallim” në skenë Rikardin e Tretë për t’u vetëdijësuar për përgjegjësinë kolektive në parandalimin e një të ngjashmi si ai të “ngjallet në realitetin tonë” dhe me sundimin e tij të rrezikojë lirinë dhe demokracinë tonë.” – thotë regjisori Kushtrim Bekteshi.


Premiera e shfaqjes “Rikardi i Tretë” vjen në skenën e Teatrit tonë në muajin mars.

Në Repertor
Në Repertor
Feb 12, 2025
Provat për shfaqjen "Anglia" filluan gjatë krizës…
Në Repertor
Feb 13, 2025
“Daja Vanja” është padyshim një nga majat…
Në Repertor
Feb 13, 2025
Në Repertor
Feb 13, 2025
MISHI I EGËR” është një histori e shkurtër e…