Fillon në Malmö projekti ndërkombëtar “UNRECOGNIZED”
Në Malmö të Suedisë ka nisur realizimi i projektit ndërkombëtar “UNRECOGNIZED”, një bashkëprodhim i rëndësishëm mes Ornproduktion (Stokholm, Suedi), Qendrës Multimedia (Prishtinë, Kosovë) dhe Teatrit Shqiptar Shkup.
Fillon në Malmö projekti ndërkombëtar “UNRECOGNIZED”

Në projekt janë përfshirë edhe Royal District Theatre (Tbilisi), Kyiv Academic Theatre on Pechersk (Kyiv), Dramaten – The Royal Dramatic Theatre (Stokholm), Malmö City Theatre dhe Göteborgs Stadsteater.

Në kastën ndërkombëtare të aktorëve nga katër shtete, Teatri Shqiptar përfaqësohet nga aktori Shkëlqim Islami.

“UNRECOGNIZED” sjell në fokus tema të ndjeshme dhe aktuale, duke trajtuar kompleksitetin e grupeve të pakicave të panjohura dhe shpesh të padukshme, si dhe realitetin e territoreve të paidentifikuara dhe/ose të okupuara në Evropë. I ndërtuar mbi përvojat e përbashkëta të vendeve partnere, projekti synon të krijojë një produksion teatral ndërkulturor që thellohet në çështjet e identitetit, zhvendosjes dhe sovranitetit.

Përmes bashkëpunimit mes artistëve të teatrit, zërave akademikë dhe komuniteteve lokale, projekti synon të nxisë dialogun dhe mirëkuptimin rreth këtyre temave politikisht të ndjeshme.

Premiera e shfaqjes do të mbahet në Teatrin Shqiptar Shkup, në fillim të muajit tetor.

Në Repertor
Në Repertor
Feb 12, 2025
Provat për shfaqjen "Anglia" filluan gjatë krizës…
Në Repertor
Feb 13, 2025
“Daja Vanja” është padyshim një nga majat…
Në Repertor
Feb 13, 2025
Në Repertor
Feb 13, 2025
MISHI I EGËR” është një histori e shkurtër e…