Më 19 dhe 21 shkurt, skena e vogël e Teatrit u mbush me nxënës të shkollave të mesme, për të ndjekur shfaqjen që drejtpërdrejtë u dedikohet atyre, duke përcjell mesazhe të fuqishme për bullizmin, fenomenin shqetësues të të sotmes.
Me iniciativë të profesoreshës së gjuhës shqipe Hyrije Ahmeti dhe kolegeve e kolegëve të saj nga Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupt “Marija Kiri Skllodovksa”, mbi 300 nxënës ndoqën shfaqjen “ADN” nga Denis Kelli, në regji të Fatos Berishës.
Urojmë edhe shkollat e tjera të ndjekin këtë shembull!