ANGLIA
Provat për shfaqjen "Anglia" filluan gjatë krizës së Lindjes së Mesme. Fluturimet u anuluan dhe prania ime në Maqedoni ishte praktikisht e pamundur.
ANGLIA

“ANGLIA”  nga TIM CROUCH (Leximi i veprës “ANGLIA” në Maqedoninë e Veriut nga Irani) 

Fjala e regjisores 

Provat për shfaqjen "Anglia" filluan gjatë krizës së Lindjes së Mesme. Fluturimet u anuluan dhe prania ime në Maqedoni ishte praktikisht e pamundur. Kishim dy mundësi: ose duhej të ndalonim provat ose, në dobi të projektit, ta konsideronim situatën si pjesë të procesit tonë të punës. Mbështetja dhe pjesëmarrja e Teatrit Shqiptar dhe e anëtarëve të dashur të trupës teatrore i hapi rrugën opsionit të dytë. 

Filluam provat në distancë, gjë që është bërë pjesë përbërëse e strukturës së shfaqjes tonë. Dhe a nuk është kjo puna jonë artistike? Gjetja e një mënyre për të sheshuar skajet e mprehta, vuajtjet dhe dhimbjet. Nën ndikimin e eksperiencës gjatë provave, emri i shfaqjes u ndryshua në “Leximi i "Anglisë" në Maqedoninë e Veriut nga Irani”. Jemi me fat që "Anglia" ka të bëjë me artin dhe marrëdhëniet, dhe mënyrën se si bashkëveprojmë me të gjitha dallimet në gjuhë, origjinë, sferat kulturore, etj. 

Tani mendoj se procesi i provave dhe realizimi i kësaj shfaqje që në fillim duhej të ishte kështu, dhe kjo është magjia e teatrit, një fuqi që asgjë - absolutisht asgjë - nuk mund ta ndalojë.

Të gjithë ne, në njëfarë mënyre jemi të lidhur me njëri – tjetrin, një marrëdhënie të cilën as dallimet gjuhësore, as distanca nuk mund ta ndërprejnë. 

U jam mirënjohëse të gjithë atyre njerëzve të dashur që më mbështetën në këtë projekt. Nasim Ahmadpour 

Regjia: NASIM AHMADPUR 
As.regjie: AGIM ABDULA 
Skenograf: ENES DEARI 
Kostumografe: GENTA MIRZO 
Video: SHAHRAM MOKRI 
Përkthimi:Qerim Ondozi 
Konsulente e regjisë: Narges Hashempour 
GENTIANA RAMADANI 
GENCI MIRZO 
Me prezencën e Nasim Ahmadpour dhe Agim Abdula 

Realizimi:

  • Drejtues skene: Ibrahim Xhemaili 
  • Projekcionet: Betim Zeqiri 
  • Ispicient: Edlir Osmani 
  • Pëshpëritëse: Nihal Behxhet 
  • Ndriçimi: Hilmi Muça 
  • Zërimi: Nadi Bexheti 
  • Rekuizita: Sulejman Ibraimi 
  • Dekorator: Xhaner Musiq 
  • Garderobiere: Atixhe Demiri  
  • Grimi: Sedat Sefa